Xhensila një nënë  e përkushtuar

Xhensila një nënë  e përkushtuar

Këngëtarja e njohur, shqiptare Xhensila Myrtezaj vitin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.

Me ardhjen në jetë të Ajkës, këngëtarja u përkushtua maksimalisht për rritjen e saj dhe familjen, megjithatë as punën nuk e ka lënë pas dore.

Të bërit nënë për herë të parë, pa dyshim se gjithë vëmendja kalon te krijesa që ta ndryshon jetën krejtësisht. Edhe për Xhensilen, Ajka gjithmonë është në mendjen e këngëtares edhe kur ajo është larg saj.

Madje, me anë të disa videove të publikuar në Instastory, Xhensila ka zbuluar se në çantën e saj tashmë, nuk mban më produkte kozmetike, ndonjë buzëkuq për shembull, por aty brenda ka vetëm gjëra të Ajkës.

Xhensila në vitin 2017 është  martuar me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, të cilë gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me vajzëne  tyre, Ajkën.
Çifti ende nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vajzës. /21Media