Sonte dasma e Bleros dhe Afronë

Sonte dasma e Bleros dhe Afronë

Sonte në Shëngjin çifti i njohur i estradës, Blerim Muharremi dhe Afrona Dika në mesin e shumë të ftuarve do t’i thonë PO njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv

Kurse, pak orë para se të vishet me fustanin e bardhë, Afrona përmes një postimi në Instastory zbuloi se është duke u relaksuar me pamje nga deti, shkruan rtv21.tv

Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja 27 vjeçare realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse.

Kujtojmë se, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media