Shqipërisë i del "zoni i zi" në mediat ndërkombëtare

Shqipërisë i del “zoni i zi” në mediat ndërkombëtare

Rasti i ndodhur në Porto Palermo të Sarandës  lidhur me skandalin ndaj turistëve spanjollë ka marrë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.

Për këtë ngjarje kanë shkruar edhe media amerikane si Daily Mail e cilësuan pronarin të tërbuar “Ky pronar i tërbuar i restorantit hidhet përmbi xhamit të makinës pasi mori një shërbimit të keq“, shkroi Daily Mail.

Po ashtu ngjarja mori hov edhe në mediat e gjermane e franceze, shkruan rtv21.

Mediat franceze e cilësuan si “film horror në Shqipëri” si dhe “pushimet iu shëndrrohen në një mankth“, ndërsa ato gjermane i shoqëruan pamjet e Mihal Kokëdhimes me fjalë si “skena si nga terminatori”.

Për këto reagime nuk po ndjehet mirë as ish – Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Ja postimi i tij në Facebook.

Pamje të tmerrueshme ishin xhiruar kur pronari shqiptar kishte sulmuar turistët spanjollë. Ngjarja u regjistrua me 15 gusht. Sulmuesi Mihal Kokëdhima, kishte goditur me grusht dhe me telefon  xhamin e parme të veturës derisa e kishte thyer. Gjithë kjo ndodhi pasi familja kishte refuzuar shërbimin e keq pastaj kishte filluar turtura e pronarit./21Media