''Për mua është e bukur në çdo lloj mënyre dhe forme''

”Për mua është e bukur në çdo lloj mënyre dhe forme”

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan, shkruan rtv21.tv.

Pas lindjes së djalit Fahriye ka pësuar ndryshim në pamjen e saj ku tani ajo tani ka disa kilogramë më tepër që kjo gjë është normale për të gjitha nënat e reja.

Duke qenë personazh publik, një ndryshim i tillë gjithësesi se bie në sy të fansave.

Pesha e aktores është komentuar shumë ditët e fundit në rrjetet sociale duke u bazuar në disa fotografi të çiftit, të cilët ishin fotografuar në aeroport.

Ndërsa, aktori i njohur Buraku i pyetur nga gazetarët në lidhje me peshën e bashkëshortes së tij,  u shpreh se pesha e saj nuk ka rëndësi për të.

Nuk kam shumë për të thënë sepse është një detaj i parëndësishëm. Ajo është një nënë e mrekullueshme dhe për mua është e bukur në çdo lloj mënyre dhe forme”, tha aktori. 

Kujtojmë se,  gjatë kohës sa aktorja ishte shtatëzënë, dyshja patën hequr dorë nga projektet për të iu përkushtuar krejtësisht periudhës më të lumtur të jetës së tyre./21Media