Lindje cezariane apo vaginale

Lindje cezariane apo vaginale

Pasi një grua lind nga një operacion cezarian, përpjekja për një lindje vaginale është shumë më e rrezikshme për nënën dhe foshnjën, zbulon një studim i ri.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit grumbulluan të dhëna për më shumë se 70 000 lindje në Skoci midis 2002 dhe 2015.

Midis grave që provuan një lindje vaginale pas një operacioni të mëparshëm cezarian, 28% e tyre duhet të bënin operacion urgjent. Përpjekja për një lindje vaginale u shoqërua me një rrezik të shtuar të këputjes së mitrës, transfuzionit të gjakut, infeksionit në të gjithë trupin dhe dëmtimit nga operacioni.

Për nënat, rreziku i ndonjë prej këtyre ndërlikimeve, ishte i ulët, 2% për ato që përpiqen për një lindje vaginale dhe 1% e atyre që bëjnë një operacion cezarian. Foshnjat pësuan një ose më shumë komplikime në 8% të lindjeve vaginale dhe në 6% të operacioneve të mëvonshme cezariane, zbuloi studimi.

“Gjetjet tona mund të përdoren për të këshilluar dhe menaxhuar gratë që kanë bërë më parë operacion cezarian dhe këto zbulime duhet të merren në konsideratë”, ka thënë Kathryn Fitzpatrick, një epidemiologe në Departamentin e Shëndetit të Oksfordit, Nuffield./21Media