Shtatë sporte të shëndetshme dhe mrekullibërëse për trupin

Shtatë sporte të shëndetshme dhe mrekullibërëse për trupin

Forma e trupit tonë varet shumë nga gjenetika jonë. Por, bërja e një lloji të caktuar të ushtrimeve mund t’ju ndihmojë të ekuilibroni të gjitha pjesët e trupit tuaj.

Në këtë artikull, ju mund të gjeni llojet më të njohura të ushtrimeve dhe të shihni se si ato ndikojnë në trupin tonë.

Disa fakte që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni formën e përsosur, përcjell rtv21.tv

Ecja

Nëse ecni, këmbët tuaja do të humbasin yndyrën shumë shpejt. Nga ky sport, supet tuaja gjithashtu do të humbasin yndyrën, por ato nuk do të bëhen më të mëdha dhe më të gjera.

Muskujt kryesor që përfitojnë: Këmbët dhe krahët.

Joga

Joga është një sport i mirë për të humbur yndyrën në mënyrë proporcionale. Ajo ndërton fleksibilitet që çon në një trup të hollë, të gjatë dhe të bukur. Ju do të humbni yndyrën më shpejt në supet dhe këmbët, por prapëseprapë, gjithçka varet nga sa shpesh ushtroni, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Muskujt kryesor që përfshihen: Brezi i shpatullave, muskujt e kraharorit dhe këmbët.

Tenisi

Ky lloj sporti është shumë aktiv dhe do t’ju bëjë të humbni shumë yndyrë në të gjithë trupin tuaj. Nivelet e dhjamit në trup të personave që luajnë tenis rregullisht janë rreth 16-18%. Kjo është mjaft më e ulët se e një personi mesatar, i cili ka 25% yndyrë në trup. Por, në të njëjtën kohë, kjo bën që supet të rriten dhe kofshët tuaja të bëhen të ngushta. Pra, nëse doni të keni një formë trupi më femërore, joga mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

Muskujt kryesor që përfshihen: Kofshët, supet, krahët.

Noti

Vlen të përmendet që notarët dhe zhytësit, në përgjithësi kanë tendencë të kenë një përqindje më të lartë të yndyrës trupore sesa atletët e tjerë. Nëse keni shumë yndyrë në pjesën e sipërme të trupit tuaj, noti mund të jetë një zgjidhje e mirë. Në të njëjtën kohë, ju e humbni atë shpejt, por gjithashtu fitoni muskuj, kështu që shpatullat dhe kraharori mund të bëhen shumë të gjera.

Muskujt kryesorë që përfshihen: kraharori, krahët, pjesa e sipërme e shpinës.

Gjimnastika

Shumica e gjimnasteve femra janë të ngushta, të shkurtra dhe kompakte në përgjithësi dhe burrat janë më shumë në formë V, për shkak të trupave të sipërm të tyre jashtëzakonisht muskulor. Për më tepër, ju duhet të jeni shumë fleksibël si në joga dhe kjo ndihmon tërë trupin tuaj të duket proporcional.

Muskujt kryesorë që përfshihen: Këmbët dhe krahët.

Çiklizmi

Këmbët dhe mollaqet tuaja do të jenë pjesa më aktive e trupit nëse vendosni të zgjidhni çiklizmin. Do të humbni yndyrën dhe do të fitoni muskuj shumë shpejt. Gama e yndyrës së trupit të çiklistëve është nga 6-11% për burrat dhe 12-16% për gratë. Gjithashtu, ata kanë tendencë të kenë supet e ngushta.

Muskujt kryesor që përfshihen: Këmbët dhe mollaqet.

Vrapimi

Vrapuesit kanë yndyrë të ulët trupore. Është afërsisht 7%. Këmbët dhe kofshët janë pjesët e para të trupit që fillojnë të fitojnë një formë më atletike. Për më tepër, ekziston një bonus i madh që i bënë edhe më të shëndetshëm. Vrapuesit përdorin një sasi të madhe të oksigjenit, kështu që rrjeti i tyre i kapilarëve të gjakut është i zhvilluar mirë. Sidoqoftë, pjesa e sipërme e trupit nuk është aq e zhvilluar.

Muskujt kryesor që përfshihen: Kofshët/21Media