Brendet e njohura Samsung, LG dhe Lenovo Moto shënuan rënie

Brendet e njohura Samsung, LG dhe Lenovo Moto shënuan rënie

Sipas të dhënave të fundit të kompanisë Kantar Worldpanel ComTech, e cila ka të bëjë me periudhën janar-prill 2017, pajisjet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të Apple edhe më tej janë telefonat më të shitur në tregun amerikan.

Ndonëse vetë sistemi operativ Android renditet i dyti në tregun e telefonave të mençur me pjesën prej 61,7% (që paraqet rënie prej 5,9% në nivel vjetor) në krahasim me pjesën e tregut prej 36,5% të cilin e ka iOS i Apple, telefonat e mençur të bazuar në Android vështirë se po arrijnë në krye të listës së telefonave më të shitur në mesin e përdoruesve amerikanë.

Brendet e njohura Samsung, LG dhe Lenovo Moto shënuan rënie të dërgesave në nivel vjetor. iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus mbajnë 20,1% të tregut, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge kanë 8,8%, derisa Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ mbajnë 8,1% të tregut të përgjithshëm në SHBA.