Kosova në këtë samit përfaqësohet nga presidenti Thaçi

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga presidenti Thaçi

Brenda pak çastesh pritet të nis punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë krerët më të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç krerëve të institucioneve të BE-së, pjesë e samitit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritashme evropiane, përkatësisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Analistët evropianë po e cilësojnë Samitin e Sofjes si historik, derisa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje në një intervistë për RTV21 e quajti pjesëmarrjen e Kosovës si historike, në këtë samit ku Kosova trajtohet barabartë me të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Sipas presidentit hapat që po i bën Kosova janë shumë të sigurt e progresiv, duke treguar se jemi një shtet stabil.

Në samit Thaçi tregoi se do të bëhet e ditur se Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare dhe historike për procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar edhe një herë se njohja reciproke është e vetmja rrugë./21Media