Tayna po vazhdon pushimet e saj në Kaliforni

Tayna po vazhdon pushimet e saj në Kaliforni

Artistja e estradës shqiptare, Doruntina Shala e njohur për publikun si Tayna, ka kohë që po gjendet për pushime në Kaliforni.

22 vjeçarja deri tani është parë nën shoqërimin e modeles së njohur Vildane Zeneli por nga një video që ka postuar në Instagram ajo ka treguar se nuk është vetëm me modelen.

Artisten po e shoqëron këngëtari i njohur, Seven Saraqi. Ata tani gjenden në Malibu të Kalifornisë duke i shijuar lojërat, shkruan rtv21.tv

Të paktën kështu shihet në videon e postuar nga të dy artistët.

Artistja në Instastory së fundmi publikoi klikimet e arritura në Youtube me projektin “Doruntina”, që janë mbi 20 milionë, përmes këtij postimi Tayna njoftoi se së shpejti do të sjell një projekt të ri që lë të kuptohet se kënga është  zhanrit hip-hop/baladë. “Ju e dini çfarë kohe është tani”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, “Bye Bye” është projekti i fundit muzikor që Tayna solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 16 milionë klikime në Youtube./21Media