Një situatë mjaft qesharake

Një situatë mjaft qesharake

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj përderisa po shijonte rrezet e diellit në një plazh të bukur të Miamit, diçka jo e mirë i ka ndodhur.

Atë e ka “glasitur” në shpatull një zog duke krijuar kështu një situatë mjaft qesharake.

Emina këtë moment ka dashur ta ndaj me fansat e saj dhe ka publikuar një video në rrjetin social Instagram.

“Pse!!!!”- ka shkruar ajo sipër videos.

Ndryshe, kujtojmë se Emina ditë më parë ka zbuluar se po pret fëmijën e saj të dytë të vijë në jetë nga martesa me milionerin izraelit Sam Nazarian, me të cilin ka edhe një vajzë./21Media