Këngëtari me ceremoni martesore pas një viti martesë

Këngëtari me ceremoni martesore pas një viti martesë

Këngëtari i njohur, Justin Bieber do të shkojë sot drejt altarit me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin. Ylli i popit do ta mbajë ceremoninë private në një resort në Kaliforninë e Jugut.

Para ceremonisë, Justin i ka dërguar një mesazh familjarëve të nuses së tij, transmeton rtv21.tv.

Unë dhe bashkëshortja, dhe familjarët e saj. Faleminderit që e lejuat vajzën tuaj të martohet me një njeri të pamëshirshëm si unë,”-shkroi Justin.

Këngëtari 25-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në kishë. Mendohet se numri i të ftuarve është 185 persona dhe dasma do jetë shumë private.

Këngëtari dhe modelja u martuan në një gjykatë në New York në shtator të vitit të kaluar. Ndërsa sot ata do ripërsërisin betimet në një ceremoni fetare./21Media