"Veselit dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë"

“Veselit dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë”

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR, Ramush Haradinaj, ka thënë se konstituimi i Kuvendit është një lajm i mirë për vendin.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj beson se Parlamenti do të jetë institucioni që do të luajë rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin.

Ai ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është një lajm i mirë për vendin. Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.

“Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror. Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë, i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend” ka shkruar Haradinaj.