Davis tha do të publikojnë më 26 qershor një dokument të detajuar që shfaq linjat e mëdha të ofertës

Davis tha do të publikojnë më 26 qershor një dokument të detajuar që shfaq linjat e mëdha të ofertës

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe ranë dakord për prioritet dhe kalendarin e negociatave për Brexit, në përfundim të takimit të parë në negociatat për ndarjen e Britanisë nga BE-ja.

Çështjet më me prioritet, si të drejtat e qytetarëve, shtetasve të BE-së të vendosur në Britaninë e Madhe dhe britanikëve resident në territorin e Bashkimit Evropian, do të paraqiten nga kryeministrja britanike, Theresa May.

“Menjëherë, ne do të publikojmë më 26 qershor një dokument të detajuar që shfaq linjat e mëdha të ofertës sonë dhe që besoj se do të jetë i mirëbazuar për arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi ministri britanik i ngarkuar me Brexit, David Davis në një konferencë të përbashkët shtypi me kryenegociatorin e BE-së Michel Barnier.