Ja emrat e 28 deputetëve të opozitës që iu digjet mandati

Sipas kushtetutes se Republikes së Shqiperise “Mandati mbaron kur deputeti mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”

Pothuajse gjysma e deputeteve te opozitës rrezikojnë të humbasin mandatin nëse nuk shkojnë këtë muaj në Kuvendin  e Shqipërisë.

Janë plot 28 deputetë të PD, LSI e partive të tjera aleate të cilët për herë të fundit kanë qenë në parlament në 19 korrik e pikërisht në 19 janar mbushën 6 muaj që ata mungojnë në Kuvendin e Shqipërisë duke iu referuar procesverbaleve të parlamentit.

Ndër politikanët që rrezikojnë mandatin e deputetit janë figurat kryesore të opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryetari Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, Kreu i LZHK Dashamir Shehi, Kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Ndërkohë që 33 deputetet e tjerë të PD e LSI ende kanë kohë për të mbrojtur mandatin pasi për shkak të strategjisë së opozitës për të mos braktisur çështjen e teatrit apo kauzën e vetingut të politikanëve kanë qenë pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Meqenëse sesioni i ri i parlamentit nis në 21 janar, lidershipi i opozitës dhe deputetet e tjerë kanë dhe dy mundësi për të mbrojtur mandatin e deputetit; seancën e 13 dhjetorit dhe seancën e fundit për këtë vit të datës 20 dhjetor.

Sipas kushtetutes se Republikës së Shqiperisë “Mandati mbaron kur deputeti mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Nder vite ka pasur gjithnjë debat mes juristëve e politikaneve se çfarë quhet mungesë pa arsye, apo nëse periudhat e pushimit përllogariten tek afati, por në mungesë të një interpretimi final nga Gjykata Kushtetuese, në ndihme vijnë precedentët.

Në 2009 kur në bojkot ishte Partia Socialiste, kryetarja e kuvendit Topalli që asokohe ishte Nënkryetare e PD e bëri të qartë se deputetëve socialistë do t’iu digjej mandati kur të mbusheshin fiks 6 muaj përfshirë edhe ditët e pushimit, afat të cilin socialistët nuk e shkelën.

DEPUTETËT E OPOZITËS QE RREZIKOJNË MANDATIN
1.Agron Çela
2.Aldo Bumçi
3.Andon Frrokaj
4.Astrit Veliaj
5.Bardh Spahia
6.Dashamir Shehi
7.Edi Paloka
8.Edmond Spaho
9.Fatbardha Kadiu
10.Flamur Noka
11.Genc Pollo
12.Grida Duma
13.Halim Kosova
14.Lindita Metaliaj
15–Luan Baci
16.Luçiano Boçi
17.Lulzim Basha
18.Monika Kryemadhi
19.Myslym Murrizi
20.Nadire Meçorapaj
21.Orjola Pampuri
22.Romeo Gurakuqi
23.Rudina Hajdari
24.Sali Berisha
25.Tritan Shehu
26.Valentina Duka
27.Vangjel Dule
28.Xhemal Gjunkshi /vizionplus

Back to top button