Ja ku e fshehën shqiptari dhe shokët e tij kokainën në vlerë 100 milionë euro

Arrestohen 4 persona

Një shqiptar, një shtetas kroat, një italian e një brazilian janë 4 personat e arrestuar nga Guardia di Finanza e Antidroga italiane si përgjegjës për trafikimin nga Brazili në Itali të rreth 333 kg kokainë me vlerë tregu që kapërcen 100 milionë euro.

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Samba 2020” i cili ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge, dhe në sekuestrimin e 333 kg kokainë në vlerë përfitimi mbi 100 milionë euro.

Kokaina është kapur në portin e La Spezia në një kontejner që vinte nga Brazili e që transportonte kuti druri që përmbanin pllaka graniti.

Kokainë ishte e konfeksionuar në 300 pako. Autoritetet italiane mbajtën në mbikëqyrje kontejnerin e drogës deri sa ai u transportua në një magazinë në afërsi të Massa Carrara ku arrestuan në flagarancë 4 persona; shqiptarin B.A: kroatin me inicialet J,M.J; italianin C.G e shtetasin brazilian me inicilaet P. B.L.

Back to top button