Enca me projekt te ri muzikor

Enca me projekt te ri muzikor

Enca është njëra ndër artistet më me famë në skenën muzikore shqiptare. Ajo njihet për zërin dhe performancat eksplicite në klipe.

Bukuroshja 23 vjeçare gjithmonë mahnitë fansat me fotot që ajo i poston. Tërheqëse dhe e bukur janë fjalët që karakterizojnë këngëtaren.

Ajo tani po gjendet në Kosovë, si duket për ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv.

“Mirëmëngjesi dashuri, mirëmëngjesi Prishtinë”, ka shkruar bukuroshja.

E bukur dhe me një performancë mahnitëse është shfaqur këngëtarja në projektin e fundit muzikor që titullohet “Jealous”. Kënga deri tani ka më shumë se 5 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media