Kënga titullohet  "Let's get married"

Kënga titullohet  “Let’s get married”

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Era Istrefi së shpejti do të publikojë projektin e radhës, të cilin do ta sjellë në bashkëpunim me Yellow Claw dhe reperin e famshëm Offset.

Era përmes instagramit bëri të ditur se projekti i radhës, i cili do të titullohet “Let’s get married” do të publikohet të premten, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

FRIDAY

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Kujtojmë që “Sayonara” është projekti i fundit i Era Istrefit, që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin rus, Allj. Projekti i publikuar më 15 gusht deri tani në Youtube numëron mbi 15 milionë e 607 mijë e 14 klikime./21Media