Klipi i këngës "Kujt po i han" publikohet nesër

Klipi i këngës “Kujt po i han” publikohet nesër

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia dhe rep-artisti Don Phenom më në fund do të publikojnë videoklipin e këngës “Kujt po i han”.

Kënga ishte publikuar më herët në versionin audio në platformat “Spotify” ,“Deezer” dhe “iTunes”, në të cilat sipas këngëtares projekti është pëlqyer nga publiku.

Enca ka treguar që klipi tashmë është gati dhe do të publikohet nesër.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është “Rendez Vous” i cili deri më tani ka marrë mbi tre milionë klikime në Youtube./21Media