Ajo ka mohuar se është në lidhje me reperin

Ajo ka mohuar se është në lidhje me reperin

Postimi i fundit i reperit të njohur kosovar, Capital T ka ngjallur reagime të shumta. Ai ka publikuar dy fotografi me një femër të realizuara në helikopter, njërën ku shfaqën fytyrat e tyre dhe tjetra teksa ia mban dorën.

Dhe ky lajm dje gjatë gjithë ditës u përfol se reperi i njohur, Capital T zbuloi të dashurën e re, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, vajza misterioze e cila thuhej se është e dashura e Capital T quhet Marija Kolinovic, dhe është ish-missi i Malit të zi.

Ishte vetë modelja e cila ka reaguar përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar se ajo është në lidhje me një person tjetër.

“Njerëzit kanë folur me orë të tëra për lidhjen time me Trimin, kështu që po jam një qëndrim lidhur me këtë. Trimi është një djalë perfekt, por marrëdhënia ime me të është vetëm profesionale. Unë kam një të dashur dhe është ky Petar Abramovic . Kjo është e gjitha që mund të them”, ka shkruar ajo në një postim të cilin e ka hedhur në Instastory.

Reagimi i modelës lë të kuptohet se, Capital T është duke sjell një projekt të ri, dhe Marija do jetë pjesë e videoklipit. /21Media