Një moment i veçantë nga dasma e Bleros dhe Afronës

Një moment i veçantë nga dasma e Bleros dhe Afronës

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, dje kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan rtv21.tv

Buzë detit dhe në mesin e familjarëve e shoqërisë së tyre, Blero dhe Afrona i thanë “Po” njëri-tjetrit.

Një ndër traditat më të këndshme të dasmave është hedhja e buqetës së nuses. Të gjithë beqarët e beqareshat renditen në ‘garën’ për të pritur buqetën, pasi besojnë se iu sjellë fat të jenë dhëndri apo nusja e ardhshme.

Ashtu siç e do tradita edhe Afrona ka hedhur buqetën me lule , teksa ato i ka kapur vëllai i saj.

Dasma madhështore e çiftit u mbajt në Shëngjin. Vlen të përmendet se për argëtimin e mysafirëve janë përkujdesur Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë./21Media