Këngëtarja ka zgjedhur muajin shtator për t'i kaluar pushimet e saj

Këngëtarja ka zgjedhur muajin shtator për t’i kaluar pushimet e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Berisha tani është duke i shijuar pushimet.

29 vjeçarja nuk ka lënë anash as postimet në rrjetet sociale. Një foto të cilën e ka postuar në bikini, ka shfaqur linjat e bukura trupore të saj, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo siç duket Adelina nuk ka ndonjë të dashur pasi që pushimet është duke i kaluar me shoqen e saj, me të cilën ka postuar një video në Instagram.

Ndryshe, projekti i saj i fundit është “Coco” në bashkëpunim me Egoo. Kënga tani ka më shumë se 900 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media