Mimoza e hershme për vrap

Mimoza e hershme për vrap

Mimoza Kusari, deputete e Kuvendit të Kosovës ishte e ftuar në emisionin veror të Rtv21, “21 Gradë”, ku ka folur edhe për anën sportive të saj.

E pyetur nga gazetarët se në sa ora zgjohet për të vrapuar ajo ka treguar që ora 05 e 20, është ora kur ajo del për vrap.

“Pesë e njëzet, çdo të hane dhe të shtunë unë dal për vrap”, ka thënë Kusari.

Mimoza Kusari –Lila edhe në shumë intervista të tjera ka treguar se është e pasionuar pas vrapimit.

Edhe në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Kusari –Lila poston fotografi herë pas here duke vrapuar.

Formë tjetër të lirimit të stresit ka treguar që ka edhe muzikën dhe se dëgjon zhanre të ndryshme të muzikës./21Media