Ullinjtë forcojnë sistemin e imunitetit

Ullinjtë forcojnë sistemin e imunitetit

Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme për funksionimin normal të trupit. Sigurisht që janë të shijshme, të kripura dhe argëtuese për t’i ngrënë.

 

Ullinjtë, në veçanti ata të zinjtë, kanë sasi të larta të antioksidantëve dhe e pastrojnë trupin duke i eliminuar bakteret e këqija.

Ullinjtë i rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe na mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, ata e forcojnë sistemin e imunitetit dhe nutrientët e caktuar ju ndihmojnë t’i luftoni alergjitë.

Poashtu, ullinjtë janë të pasur me yndyra të shëndetshme për të cilat ka nevojë trupi. Këto yndyra nuk ruhen në trup si depozita dhjamore, por metabolizohen lehtë dhe kontribuojnë në proces të shëndetshëm të humbjes së peshës.

Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.

Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 për qind./21Media