Të mirat e kumbullës së thatë

Të mirat e kumbullës së thatë

Kumbullat e thata janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur kockat tuaja.

Shkencëtarët në Universitetin e Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e kockave.

Ata realizuan një studim tek dy grupe femrash për një periudhë 1-vjeçare. Grupi i parë i femrave nuk konsumoi kumbulla ndërsa i dyti po.

Në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se grupi që konsumoikumbulla kishte kocka më të forta.

Kumbullat e thata përveçse janë të shkëlqyera për tretjen, ato janë të shkëlqyera për të ruajtur nivelet e shëndetshme të kolesterolit. Fibrat e shpërbëshme në to thithin lëngjet e tepërta nga zorrët dhe i ekskretojnë ato. Prania e fibrave ka tendencë të kontrollojë sasinë e kolesterolit të prodhuar nga trupi.

Obeziteti dhe diabeti menaxhohen shumë mirë me kumbulla të thata. Duke qenë se ato janë shumë të pasura me fibra të shpërbëshme, nivelet e sheqerit në gjak qëndrojnë në nivele të shëndetshme. Fibrat gjithashtu janë një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni të ngopur pas një vakti./21Media