Angela i thotë të gjitha për HauteLiving

Angela i thotë të gjitha për HauteLiving

Modelja nga Shqipëria e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Angela Martini, ka zbuluar shumëçka nga jeta dhe karriera e saj profesionale në një intervistë për HauteLiving.

Angela njihet si një modele tejet e suksesshme me një karrierë të bujshme profesionale, e cila tanimë ka bashkëpunuar edhe me Next Model Management në Miami, Florida, dhe Elite Model Management në New York City.

Kështu, pas tetë vjetësh si modele, ajo kuptoi se duhet të merrej me diçka tjetër që përfshinte ambicie të reja.

Hapi i parë i madh në modelim ishte në fillimin e karrierës time, kur isha 21 vjeç. Unë jetoja në Zvicër dhe morra një vendim brenda natës që më ndryshoi jetën. Unë zbarkova në Miami dhe hyra në takimin tim të parë të agjencisë së modeleve duke thënë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të jem modele. Mund ta imagjinoni, ata qeshën por më pëlqyen. Duke mos pasur një leje pune, propozova të punoja për ta dhe të mos paguhesha derisa të marr lejen time të punës. Ata u pajtuan, dhe ai moment u pasua nga një periudhë shumë e suksesshme si modele, që më solli – përveç të ardhurave të mira – mundësinë për të hyrë në një botë për të cilën ëndërroja që kur isha shumë e re. Disa muaj pasi filluam në Miami, nënshkrimi me ELITE Modeling New York ishte thjesht një formalitet. Përveç faktit se – duke qenë një Binjak i vërtetë – më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vjetësh modelim kam dashur të bëj më shumë në jetën time dhe gjeta një mënyrë për të shprehur kush jam vërtet brenda, jo vetëm jashtë”, u përgjigj Angela.