Nga problemet me tiroidet deri tek diabeti

Nga problemet me tiroidet deri tek diabeti

Duart përmbajnë disa nga receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin. Të gjithë këta receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash. Nëse një nga këto nerva, ose një seksion i këtyre nervave, tkurret ose dëmtohet, truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart.

Pasojat mund të jenë mpirja e duarve. Një nga shkaktarët kryesorë të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit karpal, një gjendje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës.

Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Përveç mpirjes, simptoma të tjera të sindromës së tunelit karpal janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra. Përveç kësaj sindrome, mpirja e duarve shkaktohet edhe për shumë arsye të tjera, në disa raste edhe serioze. Nga diabeti deri tek problemet me tiroidet, ja cilat janë disa nga arsyet përse ju mpihen duart:

 Çrregullime të tiroideve: Mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen ndërmend, megjithatë një çrregullim i tiroides mund të çojë edhe në mpirje të duarve. Nëse lihet pa trajtuar, një tiroide jo mjaftueshëm aktive, apo hipotiroidizmi, mund të çojë në dëmtime të nervave që transportojnë informacione mes trurit, shtyllës kurrizore dhe pjesës tjetër të trupit. Nëse po përjetoni edhe simptoma të tjera të hipotiroidizmit, si rënie të flokëve, shtim në peshë apo keni të ftohtë gjatë gjithë kohës, është koha të flisni me një mjek.

Cistet: Cistet ganlion janë gjëndra jo-kancerogjene ose depozita që mund të formohen në të gjithë trupin, edhe pse priren të shfaqen mbi ose përreth kyçeve. Këto ciste janë të zakonshme. Nëse formohen në kyçin e dorës, mpirja është simptoma më e zakonshme. Zakonisht ato zhduken vetvetiu, në rast të kundërt nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

Diabeti: Me siguri e dini tashmë se urinimi i shpeshtë, etja e shtuar dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak janë të gjitha shenja të para të prediabetit. Nëse po përjetoni këto simptoma duhet të konsultoheni me një mjek. Nëse lihet pa trajtuar, mund të zhvillohet mpirja e duarve si pasojë e dëmtimit të nervave nga diabeti. Turbullimi i shikimit, problemet me veshkat dhe zemrën janë të gjitha rreziqe të lidhura me mostrajtimin e diabetit.