Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe?

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe?

Ngjyra e vezës zakonisht varet nga ngjyra e pulës. Me fjalë të tjera, pula të bardha bëjnë vezë me guaska të bardha dhe pulat me pupla të kafe bëjnë vezë me guaska kafe.

Por, ka edhe përjashtime nga ky rregull.

Për shembull, raca Araucana, e cila ka pupla të kuqërremta, shpesh bën vezë blu, ndërkohë që ndonjëherë ajo bëhet e gjelbër, rozë apo edhe jargavani, shkruan oranews.

Pse vezët me guaskë kafe zakonisht janë më të shtrenjta?

Çmimi i tyre më i shtrenjtë nuk ka të bëjë fare me vlerën ushqyese. Por, ato janë më të shtrenjta për shkak të madhësisë së pulës që i bën ato. Pulat me krahë të kuq kërcejnë më shumë.

Ato kanë nevojë për më shumë ushqim, duan më shumë tokë dhe vezët e tyre janë më të shtrenjta në supermarkete.