Muzika e hareshme përmirëson mendimet divergjente te njerëzit

Muzika e hareshme përmirëson mendimet divergjente te njerëzit

Edhe pse disa njerëz më shumë dëshirojnë që të punojnë në qetësi, ka lajme të mira për të gjithë ata që dëgjojnë me gëzim muzikë në vendin e tyre të punës ose në shtëpi derisa kryejnë punët e tyre.

Një studim i kryer nga Universiteti Radboud në Holandë dhe Fakulteti Teknologjik në Sidnej ka treguar se muzika e hareshme përmirëson mendimet divergjente te njerëzit.

Në studim morën pjesë 155 persona të ndarë në pesë grupe.

Secili grup duhej të kryente një detyrë të caktuar. Pjesëmarrësit në katër grupe detyrat i kanë kryer derisa dëgjonin muzikë klasike, qëllimi i së cilës ishte që të shkaktojë disponim të caktuar. Pjesëmarrësit e grupit të pestë punuan në qetësi.

Ekspertët erdhën në përfundim se pjesëmarrësit që punuan duke dëgjuar muzikë kishin ide origjinale.

“Projekti tregoi lidhjen potenciale ndërmjet dëgjimit të muzikës dhe kreativitetit divergjent dhe konvergjent. Kemi dëshmuar se dëgjimi i muzikës përmirëson disponimin, dhe është i lidhur me ngritjen e mendimeve divergjente dhe jo konvergjente”, thanë autorët e studimit.