Të mirat që i sjellë gjalpi i kikirikut

Të mirat që i sjellë gjalpi i kikirikut

Humbja e peshës, parandalimi i kancerit të gjirit, zhdukja e pagjumsisë dhe shumë probleme të tjera mund t’i zgjidhni me gjalp kikiriku. Është një thesar natyral që mund të promovojë shumë ndryshime pozitive në trup! Është plot me vitamina, minerale të dobishme, yndyrna të shëndetshme dhe elemente që trupi juaj thjesht i dëshiron.

1. Ndihmon për të zvogëluar shanset e kancerit të gjirit

Proteinat natyrale dhe yndyrnat natyrale në gjalp kikiriku mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të gjirit, si kanceri. Kjo u mbështet nga një studim që u krye nga Fondacioni i Kërkimit të Kancerit të Gjirit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-së. Ngrënia e këtij produkti çdo ditë ka një efekt pozitiv në trupin tuaj dhe në gjinjtë tuaj në veçanti. Ju që nuk jeni alergjik ndaj tij, sigurohuni që ta shtoni në menunë tuaj.

2.Ndikon në humbjen e peshës

Rezulton se gjalpi i kikirikut është hequr padrejtësisht nga shumë plane diete, pasi ato i konsiderojnë tepër të yndyrshme. Përkundrazi, gjalpi i kikirikut është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, fibrave dhe ushqimit. Ai nuk ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe gjithashtu i siguron trupit tuaj elementë të shëndetshëm. Konsumimi i 2 lugëve gjalp kikiriku 2 herë në javë, mund të çojë në ulje të peshës, transmeton rtv21.tv

3.Ulë nivelin e stresit

Ai përmban një sterol bimor – të quajtur beta-sitosterol, i cili mund të ndihmojë për të normalizuar nivelet e kortizolit të hormonit të stresit. Yndyrnat e saj të shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të kompensoni mungesën e këtyre elementeve në trupin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Madje nëse e kombinoni me ushqimin tuaj të preferuar, do të ketë një efekt edhe më të mirë në gjendjen shpirtërore.

4.Përmirëson aktivitetin e trurit dhe kujtesën

Vitamina E, zinku, magnezi dhe niacin (Vitamina B3) në gjalp kikiriku përmirësojnë aktivitetin e trurit. Vitamina E po ashtu forcon kujtesën, veçanërisht për njerëzit e moshuar. Madje u zbulua se ndihmon për të moderuar sëmundjen e Alzheimerit. Kështu një kavanoz gjalp kikiriku mund të jetë një produkt i mirë për gjyshërit tuaj!

5.Kontrollon tensionin e gjakut

Një tjetër veçori e mrekullueshme e kaliumit – është në gjendje të ulë presionin e gjakut. Ky efekt mbështetet me magnez – një element me të cilin kikirikët janë shumë të pasur me të.

6. Ju ndihmon të flini më mirë

Aminoacidi në kikirikë, i quajtur triptofan, rrit hormonin e gjumit, melatoninën dhe hormonin e lumturisë, serotoninën. Ju qetëson, ngadalëson proceset e trupit tuaj dhe promovon një gjumë të mirë të natës. Megjithëse, nuk ka nevojë të hani shumë prej tij – vetëm disa lugë do të jenë të mjaftueshme.

7.Është shumë i mirë për gratë shtatzëna

Ngrënia e gjalpit të kikirikut gjatë shtatëzanisë gjithashtu mund të ketë një efekt pozitiv në fetus. Gjithashtu, elementët e dobishëm të kikirikut do të sjellin përfitime të shëndeti e nënave./21Media