Recetë e shëndetshme

Recetë e shëndetshme

Nëse deri sot keni e keni provuar panxharin vetëm në sallatë, po të përgatisni këtë recetë, nuk do ta krahasoni me gjë tjetër. Përveç shijes, panxhari është një vlerë e vërtetë për gjakun.

Përbërësit për 2 persona:

500g panxhar i kuq
2 qepë të njoma
1 mollë jeshile
1 patate
1/2 litër lëng zarzavatesh
80g kos i bardhë
50g djathë Gorgonzola
vaj ulliri
kripë e piper

Përgatitja: Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë. I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper. Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër./living