Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë që qimet të dalin në fytyrë

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë që qimet të dalin në fytyrë

Hirsutizmi është rritja e tepruar e qimeve te femrat në zonat ku kjo rritje kontrollohet nga hormonet androgjenë, para së gjithash testosteronit dhe vjen pikërisht si pasojë e rritjes së aktivitetit androgjenik.

Gjendja paraqet rritje të tepruar të qimeve terminale në fushat androgjene sensitive në fytyrë dhe trupin  e femrës.

Nivelet e larta të androgjenit mund të shkaktojnë hirsutizmin, ndërsa shenjat e tjera mund të zhvillohen me kalimin e kohës dhe quhen virilizim.

Shenjat e virlizimit:

Thellimi i zërit, rënia e flokëve, puçrrat, zvogëlimi i madhësisë së gjoksit, rritja e masës së muskujve, zgjerimi i klitorisit.

Hirsutizmi mund të ndodhë nëse përzierja e hormoneve mashkullore dhe femërore bëhet e pa balancuar aty ku kanë ndikim më të madh hormonet mashkullore dhe të gjitha paraqiten gjatë pubertetit, kur vezoret e vajzave fillojnë të prodhojnë një përzierje të hormoneve mashkullore dhe femërore.

Hirsutizmi mund të shkaktohet nga:

– Vezoret policistike – shkaktohen nga çekuilibri i hormoneve seksuale, që mund të çojë në periudha të parregullta, infertilitetit dhe nganjëherë cista të shumta në vezore.

– Sindroma Cushing – një çrregullim endokrin,që ndodh për shkak të nivelit të lartë të hormonit kortizol në gjak. Shkaku i një niveli të ngritur mund të jetë përdorimi i barnave të caktuara ose puna e gjëndrës së veshkave.

– Hiperplazia kongjenitale e veshkave – nënkupton prodhimin jonormal të hormoneve steroidale, duke përfshirë kortizolin dhe androgjenin e gjëndrave të veshkave.

– Tumori dhe efektet e tij anësore

– Barnat – disa ilaçe mund të shkaktojnë hirsutizëm (bari danazal dhe ai kundër depresionit – flucosetin)

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e hirsutizmit:

Historia familjare – hiperplazia kongjenitale adrenale dhe sindroma e vezoreve policistike.

Femrat nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Azia Jugore kanë një shans më të madh për t’u prekur nga hirsutizmi.

Obeziteti rrit prodhimin androgjen, i cili ndikon në përkeqësimin e hirsutizmit.

Hirsutizmi mund të jetë emocionalisht shqetësues: kjo çon në pasiguri, madje edhe në depresion. Gjithashtu mund të shkaktojë komplikime fizike – çekuilibri hormonal. Gratë ose vajzat me këto probleme duhet të vizitojnë mjekun, me qëllim të identifikimit të shkaqeve dhe zgjidhjes së problemit.

Nëse një femër ka hirsutizëm dhe menstruacione të parregullta, mund të ndodhë që ajo të ketë sindromën e vezoreve policistike që mund të bllokojë pjellorinë.

Për këtë arsye, gratë që marrin medikamente të caktuara për trajtimin e hirsutizmit duhet të shmangin shtatzëninë në atë kohë për shkak të rrezikut të defekteve të lindjes.