Ky çaj po njihet për vetitë e tij të dobishme

Ky çaj po njihet për vetitë e tij të dobishme

Çaji i rigonit përdoret gjerësisht për menstruacionet, kjo për shkak të vetive të tij të shumta medicinale, transmeton rtv21.tv.

Ai mund të konsumohet çdo ditë, i nxehtë apo i ftohtë. Vetitë e tij anti-inflamatore ndihmojnë në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Por në veçanti ndihmon për mensturacione me më pak dhimbje dhe për të stimuluar ardhjen e tyre.

Çaji i rigonit gjithashtu qetëson dhimbjet e kokës dhe të stomakut, duke eliminuar mbajtjen e ujit dhe duke përmirësuar gjendjen emocionale të irrituar që pësojnë vajzat gjatë ciklit të tyre.

Nëse e konsumoni çajin disa ditë para periodave, ato mund të vijnë më shpejt por nëse jeni shtatzënë, shmangeni rigonin.

Çaji i rigonit qetëson problemet me tretjen dhe spazmat e zorrëve, simptoma të njohura gjatë ciklit menstrual. Nëse do ta përdorni çajin e rigonit për problemet me menstruacionet, këshillohet që të nisni një javë para datës kur duhet t’ju vijë cikli. Duhet të pini dy filxhanë në ditë; një në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Për të përgatitur këtë çaj, ju nevojitet një dorë gjethesh rigon të freskëta ose të thata, dy filxhanë ujë dhe një lugë mjaltë (opsionale).
Ngrohni ujin derisa të fillojë të ziejë, më pas shtoni gjethet e rigonit dhe lërini të ziejnë për 1 minutë. Lëreni çajin të pushojë për 2-3 minuta në mënyrë që rigoni të lëshojë esencën në ujë, më pas kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për t’i përmirësuar shijen çajit.

Gjithashtu ky çaj është i dobishëm edhe për ftohjen, ndihmon në kurimin e astmës, parandalon gazrat dhe lufton mungesën e oreksit./21Media