Sipas ekspertëve, 5 janë arsyet e mundshme pse ju sulmojnë mushkonjat:

Sipas ekspertëve, 5 janë arsyet e mundshme pse ju sulmojnë mushkonjat:

1-Jeni 
Femrat mushkonja, të cilat sulmojnë, janë të tërhequra pas dyoksidit të karbonit. Sipas një studimi të realizuar në 2002-in dhe të publikuar në Lancet, femrat shtatzënë në muajt e fundit nxjerrin dioksid karboni 21përqind më shumë se femrat e tjera. Përpos kësaj, femrat shtatzëne lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.

2-Keni djersitur
Acidi laktik, i cili nxirret përmes të djersiturës, është me të vërtet tërheqës për mushkonjat. Gjithashtu, nëse ju jeni lodhur dhe keni djersirë, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

3-Keni grupin e gjakut 0
Ashtu siç ju keni një shije të preferuar, edhe mushkonjat kanë këtë lloj grupi gjaku.

4-Keni pirë birrë
Pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vinë drejt jush. Në këtë përfundim ka arritur një eksperiment i bërë në Japoni por shkaqet e kësaj dukurie mbeten të paqarta.

5-Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës
Një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo.