Çifti ka kohë që kanë ftohur marrëdhëniet e tyre

Çifti ka kohë që kanë ftohur marrëdhëniet e tyre

Gjatë dy viteve të lidhjes së tyre, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë pasur ulje dhe ngritje të marrëdhënieve. Të dy asnjëherë nuk kanë hezituar të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Kylie lindi vajzën Stormi më 1 shkurt 2018, dhe disa ditë më vonë, konfirmoi që foshnja do të merrte mbiemrin e Travisit, Webster.

Sidoqoftë, duket se dyshja tani kanë shkëputur lidhjen e tyre mirëpo jo edhe kontaktet. Ata po vazhdojnë të takohen për bijën e tyre.

Travis atë kohë i dhuroi Kylie një veturë Ferrari me vlerë 1.4 milion dollarë, transmeton rtv21.tv.

Përderisa në një intervistë në dhjetor 2018 me Rolling Stone, Travis njoftoi se do t’i propozojë Kylie-t, marrëdhënia e tyre u zbeh në mars të 2019, kur Travis u përball me akuzat që ai tradhtoi Kylie, të cilën ai më vonë i mohoi.

Travis nuk e ka shoqëruar Kylien në martesën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në Karolinën e Jugut. Derisa mediat amerikane raportojnë se ata tashmë kanë shkëputur lidhjen e tyre./21Media