Ndjenja e të qenurit nënë

Ndjenja e të qenurit nënë

Të bëhesh nënë është ndjenjë shumë e veçantë. Është emocion dhe përvojë e re e cila i ndryshon jetën një gruaje përgjithmonë, transmeton rtv21.tv.

Ndryshimet emocionale janë kryesisht neurologjike. Edhe përpara se një grua të lindë, shtatzënia ndryshon strukturën e trurit. Për shumë kohë janë vëzhguar ndryshimet e sjelljeve te nënat e reja, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë filluar të lidhin mënyrën se si një grua vepron me atë që ndodh.

Aktiviteti rritet në moment që kontrollojnë empatinë, ankthin dhe bashkëveprimin shoqëror, i cili ndihmon në tërheqjen vetdijes së nënës për fëmijën e saj. Nga dashuria e madhe, mbrojtja dhe shqetësimi i vazhdueshëm fillojnë me disa reaksione kimike në tru.

Vlerësohet se një në gjashtë gra vuajnë nga depresioni pas lindjes, dhe shumë zhvillojnë sjellje si larja me forcë e duarve dhe kontrollimi në mënyrë obsesive se a është duke marrë frymë fëmija.

“Kjo është ajo që ne e quajmë një aspekt i sjelljeve pothuajse obsesive të detyrueshme gjatë muajve të parë pas ardhjes në jetë të foshnjës,” tha studiuesi i trurit të nënës, Pilyoung Kim.

Tek nënat e reja, ka ndryshime në shumë pjesë të zonave të trurit,” vazhdoi Kim.

Gjatë kohës kur nënat shikojnë fëmijën e saj, truri i nënës do të ndizet menjëherë. Mënyra se si funksionon truri i nënës ndikon në mënyrën si ajo flet, sa e kujdesshme është ajo dhe dashurinë që ndjen për fëmijën e saj.

Burrat tregojnë ndryshime të ngjashme të trurit kur janë thellësisht të përfshirë në përkujdesje. Megjithatë, instikti i nënës ekziston në tru edhe para se një grua të ketë fëmijë./21Media