Mendoni mirë para se herën e ardhshme të përdorni këtë erëz

Mendoni mirë para se herën e ardhshme të përdorni këtë erëz

Edhe pse është logjike të mendosh se tualete i nënshtrohen më së shumti baktereve në restorante, shumica nuk është në dijeni se dy gjërat më të ndotura ndodhen në tavolinë.

Rezultatet e studimit të Consumer Safety tregojnë se në vendin e parë për nga ndotja në objektet turistike është menyja e ushqimeve, që mesatarisht përmban 185.000 baktere, apo 100 herë më shumë se sa nga numri i baktereve që ka guaska e WC.

Në vendin e dytë renditet mbajtësja për biber (11.600 baktere), e cila kapërcehet nga personat me rastin e pastrimit, derisa mikroorganizmat vazhdojnë të mbeten.

E njëjta vlen për të gjithë mbajtëset që përmbajnë kripë, sheqer, vaj dhe uthull.