IAAF vazhdon pezullimin e federatës ruse

IAAF vazhdon pezullimin e federatës ruse

Rusia nuk do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës për të dytën herë radhazi, pasi që Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur të vazhdoj pezullimin e federatës ruse.

IAAF konfirmoi vendimin katër ditë para fillimit të kampionatit në Katar. Të hënën, Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) zbuloi se të dhënat historike të dërguara nga laboratorët e antidoping në Moskës përmbajnë “mospërputhje”, duke vënë gjithashtu në dyshim e pjesëmarrjen e Rusisë në Lojërat Olimpike të Tokios. WADA iu dha një afat 3 javor drejtuesve të laboratorëve për të shpjeguar këto mospërputhje te të dhënat.

Në vitin 2015, Rusia u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare të atletikës për shkak të skandalit të dopingut. Por, IAAF gjatë kësaj kohe ka lejuar që sportistët rusë që kanë rezultuar të pastërta të marrin pjesë në evenimente me flamur neutral./21Media