Një simpatike e vogël

Një simpatike e vogël

Bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci është njëra ndër artistet më të njohura dhe të dashura për publikun. Modelja dhe aktorja e njohur prej që është bërë nënë më shumë aktive po tregohet në rrjete sociale.

Ajo në facebook për miqtë e shumtë të saj po publikon imazhe të shumta familjare, e veçanërisht të vajzës së saj, Helena Rela Rugovës, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, Diellza publikoi në storie një imazh të bukur të vajzës, e cila shihet e veshur me fustan.

Vajza e Diellza Kolgecit dhe Fisnik Rugovës është lindur në fund të muajit prill, ndërsa tani është 5 muajshe.

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media