Korabi me fjalët më të bukura për të birin

Korabi me fjalët më të bukura për të birin

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri është bërë baba në shkurt të vitit të kaluar. Ai dhe bashkëshortja e tij Lulja sollën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan Alte, shkruan rtv21.tv

Alte është rritur dhe është bërë shumë i bukur. Korabi ka postuar një fotografi të tij në rrjetet sociale, në të cilën vogëlushi shikon përtej dritares  natyrën me borë.

“Ti na e bënë jetën edhe më të bukur! zemraebabit dashuriaime”, ka shkruar ai poshtë fotografisë./21Media