Eminem duhet të jetë krenar me të

Eminem duhet të jetë krenar me të

Simatizuesit e Eminem-it e njohin Hailien, “vajzën e vogël” të reperit e cila u bë frymëzim i shumë këngëve të tij. Tani ajo është rritur dhe është në moshën 21 vjeçare.  Hailie Jade Scott Mathers është duke jetuar një jetë normale si një studente . Hailie tani është duke studiuar në Universiteitn e Michigan-it pasi që u diplomua me meritë në shkollën e lartë. “Nëna dhe babai më kanë shtyrë që të jem ky person që jam dhe më kanë dhënë gjithë mbështjeten për të arritur atë që kam”, ka thënë Hailie, përcjell rtv21.tv

Gjatë shkollës së mesme ajo ka qenë anëtare e National Honorsociety, po ashtu e Art club, the Key club si dhe anëtare e Këshillit të Studentëve. Halie gjithashtu ka luajtur edhe volejboll. Ka edhe shumë suksese të tjera ti cilat i ka arritur ajo gjatë shkollës së mesme, e pa dyshim që me hapa të njëjtë po ec edhe në universitet.

Hailie është vajza e vetme e  Eminem dhe ish- gruas së tij  Kim Mathers. /21Media

h1

h2