Farat Chia ndikojnë në uljen e oreksit

Farat Chia ndikojnë në uljen e oreksit

Pavarësisht madhësisë së tyre të vogël, farat Chia janë plot me ushqyes të rëndësishëm.

Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të pasura me antioksidantë, dhe sigurojnë fibra, hekur dhe kalcium. Nëse përziehen me ujë, ato mund të zëvendësojnë vezën në gatim vegan.

Farat Chia ofron më shumë omega-3s, kalcium, fosfor dhe fibra sesa disa lloje tjera të farave. Poashtu konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin,dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.

Farat Chia mund të hahen të gatuara ose të papërpunuara, por ato duhet të shtohen në një ushqim tjetër ose të ngjyhet para ngrënies.

Ngrënia e tyre një here në ditë çdo ditë do të siguronte 18 për qind të nevojave të përditshme të kalciumit, 27 për qind të fosforit, 30 për qind të manganit dhe sasi më të vogla të kaliumit dhe bakrit.

Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm./21Media