Dënimet për 5 ditë të fushatës

Dënimet për 5 ditë të fushatës

Vetëm pesë ditë pasi që filloi fushata zgjedhore, janë parashtruar 47 ankesa në drejtim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku, tha se me numrin më të madh të ankesave prin Lista Serbe dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, 13 ankesa janë shqyrtuar dhe vendosur, 10 ankesa janë pranuar, 3 ankesa janë refuzuar dhe 34 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit.

Për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, deri sot paradite partitë politike në vend janë dënuar me gjoba gjithsej 58,700.00 euro.

Vetëm nga ankesat e BIRN dhe Internews Kosova u shqiptuan gjoba në vlerë prej 49 mijë e 600 euro. Sot, PZAP dënoi edhe AAK-në duke e rritur numrin e dënimeve edhe për 9 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 14,100.00 euro,

Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 6,100.00 euro,

Lista Serbe = 30,000.00 euro,

Koalicioni AAK-PSD = 6,000.00 euro,

Koalicioni Nisma- AKR- PD = 2,500.00 euro

Ai sqaron së natyra e ankesave është në rastet kur bëhet:  Vendosja e posterave në hapësira publike, Përdorimi i fëmijëve në fushatë, Presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, Shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim përfitimit të votave,  Përdorim i gjuhës së urrejtjes, Vendosja e tavolinës me postera të kandidatëve në rrugë publike,  Vendosja e tendës me materiale propagandues në rrugë publike e të tjera.

Më 27 shtator së pas ankesave të BIRN dhe Internews Kosova janë shqiptuar afro 50 mijë euro dënime.

Kujtojmë së fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 25 shtator.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi që kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga ky post, pasi që sipas tij, ka marr ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit./Kallxo/