Unaza e shtrenjtë e Nicki Minaj

Unaza e shtrenjtë e Nicki Minaj

Onika Tanya Maraj – Petty, e njohur profesionalisht si Nicki Minaj në tetor të këtij viti u martua me Kenneth Petty.

Nicki Minaj lajmin për martesë e dha përmes një video në Instagram dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19”, duke iu referuar datës kur u martuan.

Reperja ka treguar unazën e martesës që i bleu bashkëshorti. Siç po duket, Kenneth e bleu unazën në argjendarinë “Rafaello & Company” në Neë York, e cila kushtoi 1.1 milionë dollarë.

Në gusht në episodin e Queen Radio Show, Minaj kishte zbuluar se do të martohet por muzikën kishte thënë se e ka prioritet.

“Duhet të punojë rreth albumit tim dhe duhet të fokusohem, andaj nuk dua ta bëj dasmën tani. Do të bëjmë dasmë të madhe”, kishte thënë ajo në gusht.

36-vjeçarja u martua me Petty më 19 tetor ndërsa në lidhje janë që nga dhjetori i vitit 2018./21Media