Ja sa para ruajnë kosovarët nëpër banka

Pjesa dërmuese e kursimeve janë të ekonomive familjare

Kosovarët janë duke i ruajtur 3.3 miliardë euro nëpër bankat komerciale.

Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin mars thuhet se 2.3 miliardë janë para të depozituara nga ekonomitë familjare dhe vetëm 825 milionë nga ndërmarrjet.

Rritja vjetore e depozitave është 10.1%. Rritja vjetore e depozitave të ekonomive familjare është 7.7% kurse për ndërmarrjet është 19.8%.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në territorin e Kosovës janë gjithsej 10 banka komerciale.

Prej gjithsej 10 bankave komerciale, 8 janë në pronësi të huaj.

Këto 10 banka komerciale kanë të shtrira 218 njësi në të gjithë Kosovën.

Kurse numri i personave të punësuar nëpër bankat komerciale është 3276./kallxo

Back to top button