Ja sa shpenzon një familje kosovare për festat e fundvitit

Shuma mesatare që harxhon një familje për festat

A keni menduar ndonjëherë se sa shpenzojmë për festat e fundvitit, cilat janë dhuratat tona të preferuara apo si informohemi rreth ofertave të fundvitit? UBO Consulting ofron përgjigjet në këto pyetje përmes një sondazhi të realizuar me 1,065 qytetarë.

Hulumtimi është realizuar në 38 komuna të Kosovës, tek 820 shqiptarë, 150 serbë dhe 90 të tjerë, shkruan rtv21.tv

Nga ky hulumtim, del se shpenzimet mesatare për një familje që jeton në Kosovë janë 141.64 euro, ndërsa shpenzimet totale të familjeve kosovare janë 35.971.841.7.

Për rezultatet e detajuara, klikoni në vegëzën e mëposhtme: http://uboconsulting.com/PDF/UBO%20Festat%20e%20Fundvitit.pdf

UBO Consulting është kompani lokale që ofron shërbime të konsulencës biznesore, hulumtime të tregut, dhe shërbime analitike në mbështetje të nevojave të sektorit publik dhe atij privat./21Media

Back to top button