Të dy përbërsit kanë vlera të shumta ushqyese

Të dy përbërsit kanë vlera të shumta ushqyese

Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.

Kombonimi i tyre ka përdorim të gjerë dhe ndikon shumë për ruajtjen e shëndetit.

Qumështi dhe mjalti kanë veqori antimikrobike, këto ndikojnë për rigjenerimin e  lëkurës, shkruan rtv21.tv.

Përveç lëkures , ky kombinim ngadalëson edhe plakjen. Po ashtu ndihmon tretjen– një gotë qumësht i përzier me mjaltë në mëngjes është efektiv për të shmangur kapsllëkun, fryerjen dhe çrregullimet e tjera të zorrëve.

Ndihmon edhe me frymëmarrjen– mjalti dhe qumështi janë ilaçe për ftohjen, kollën dhe frymëmarrjen në përgjithësi.

 

Një hulumtim ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç./21Media