Përvjetori i biçikletës

Përvjetori i biçikletës

Biçikleta, ndoshta një nga artikujt e teknologjisë më të thjeshtë në qarkullim, por e manovrueshme në thjeshtësinë e saj, shënon përvjetorin e 200-të këtë fundjavë.

Historianët mendojnë se merita për prodhimin e biçikletave shkon për gjermanin, baronin Karl von Drais, i cili provoi të testonte ngjitjen e mjetit të tij me dy rrota, më 12 qershor të vitit 1817 në qytetin e lindjes, Mannheim, në jugperëndim të Gjermanisë.

Me një kornizë druri, dy rrota prej hekuri dhe pa pedale, “Draisine”, siç e quanin gjermanët, u patentua nga baroni në vitin 1818.

Në përvjetorin e 200-të të biçikletës në Mannheim, sot do të zhvillohen shfaqje nga çiklistë të Belgjikës.

Por, pjesa më interesante do to jetë gara me biçikleta me palosje, ku do të marrin pjesë rreth 200 persona.

Thomas Kosche, nga muzeu teknik i qytetit “Technoseum”, tha për DPA se “Fixie” e sotëm, një biçikletë me një shpejtësi, është befasisht e ngjashme me një biçikletë që erdhi në treg rreth vitit 1890.

Kosche tha se mund të lindin diskutime nëse mjeti me dy rrota i Baron von Drais, që peshonte rreth 25 kilogramë dhe me një kornizë të bërë kryesisht prej drurit të ashpër, siguronte me të vërtetë bazën inxhinierike për zhvillimin e mëtejshëm të biçikletës.

Por, ai tha se parimi themelor i baronit për krijimin e një timoni drejtues dhe dy rrotave të përafërta për të dhënë qëndrueshmëri xhiroskopike është e pandryshuar deri më sot./21Media