Datë e veçantë për ish presidenten e Kosovës

Datë e veçantë për ish presidenten e Kosovës

Ahtifete Jahjaga femra e cila hyri në histori si presidentja e parë e Kosovës, sot feston ditëlindjen e saj. Ish presidentja Jahjaga sot mbush plot 42 vjet.

Jahjaga shërbeu si presidentja e katërt e Kosovës dhe erdhi si presidente menjëherë pas Behxhet Pacollit, shkruan rtv21.tv 

Para se të hynte në politikë, Jahjaga kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

Me rastin e ditëlindjes së saj ndër urimet e para që ka pranuar nga fytyrat e njohura është dizajnerja Blerina Kllokoqi – Rugova, e cila e uron duke e quajtur “krenaria jonë”.

Kujtojmë se Kllokoqi- Rugova ishte personi që kujdesej zakonisht për veshjen e Jahjagës gjatë mandatit të saj si presidente./21Media