Aktori amerikan feston ditëlindjen

Aktori amerikan feston ditëlindjen

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të mirë të Hollywood-it. DiCaprio lindi më 11 nëntor dhe sot feston ditëlindjen e tij të 45-të.

DiCaprio i cili e ka nisur karrierën e tij televizive në moshën pesë vjeç ka luajtur në serinë e fëmijëve, Romper Room. Në moshën 16 vjeçare, ai filloi të aktrojë në një seri televizive, e cila u bazua në filmin Parenthood.

Titanic me Leonardo DiCaprio ishte aq i popullarizuar saqë 7% e vajzave adoleshente amerikane e kishin parë atë dy herë brenda pesë javësh. Fenomeni i vajzave që e shikonin vazhdimisht filmin u quajt “Leo-Mania”.

Leonardo DiCaprio është shfaqur në tetë filma që ishin nominuar për Oskarin më të mirë të Fotografisë: Titanic (1997), Gangs of New York (2002), The Aviator (2004), The Departed (2006), Inception (2010), Django Unchained (2012), The Wolf of Wall Street (2013) dhe The Revenant (2015). Prej tyre, Titanic (1997) dhe The Departed (2006) janë fitues në këtë kategori. Ai u nominua për aktorin më të mirë në tre prej tyre: The Aviator, The Wolf of Wall Street dhe The Revenant (të cilin ai fitoi).

Leo është nominuar për 38 çmime të ndryshme (6 Academy Awards, 4 BAFTA Awards, 11 Golden Globe Awards, 9 Screen Actors Guild Awards, 7 Critics’ Choice Awards and 1 Emmy Award), por ka fituar vetëm 3 Golden Globes (e para ishte për The Aviator (2004) në 2005, e dyta për The Wolf of Wall Street (2013) në 2014 dhe e treta për The Revenant (2015) në 2016).

Ai fitoi Oscarin e tij të parë me filmin The Revenant më 28 shkurt 2016, në nominimin e tij të pestë për aktrim dhe 22 vjet pas nominimit të tij të parë për What’s Eating Gilbert Grape (1993).

DiCaprio është i apasionuar pas shkaqeve mjedisore dhe humanitare.

Disa nga filmat më të mirë në të cilët ka luajtur DiCaprio janë: Titanic, The Great Gatsby, Catch Me If You Can, Inception,  The Wolf of Wall Street e të tjerë./21Media