Kujdesi prindëror ndaj fëmijëve

Kujdesi prindëror ndaj fëmijëve

Fëmijët janë një bekim, por ka raste kur ata ju bëjnë me nerva, veçanërisht kur ata sjellën keq.

Emma Jenner, ylli i “Take Home Nanny”, sigurisht e di se si mund të jenë fëmijët, duke pasur parasysh që ajo ka kaluar jetën duke u kujdesur për ta. Sipas saj, nuk është vetëm imagjinata juaj por me të vërtet se fëmijët modernë  janë më pak të sjellshëm se brezat e mëparshëm.

Mungesa e komunitetit të duhur- Prindërit modernë përpiqen shumë të jenë të pavarur kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve të tyre dhe mendojnë se njerëzit e tjerë që përpiqen të ndihmojnë po i tejkalojnë kufijtë e tyre, edhe nëse janë gjyshërit e fëmijëve të tyre.

Në të kundërt, gjeneratat e vjetra e dinin që një komunitet duhej të përfshihej në jetën e një fëmije. Kjo i mëson fëmijët të kenë respekt për të rriturit, transmeton rtv21.tv.

Prindërit janë shumë tolerantë. Shpesh, kur fëmijët sillen keq, ne i tolerojmë sepse mund të jenë shumë të rinj për t’i kuptuar veprimet e tyre. Fëmijët mësojnë shpejtë, kështu që është e rëndësishme që ne të korrigjojmë sjelljen e keqe të tyre në mënyrë që ata të kuptojnë se kanë vepruar në mënyrë të gabuar.

Vite më parë, fëmijët kishin fat që të lejoheshin të dëgjonin radion në udhëtime me makinë dhe duhej të zgjoheshin herët në mëngjes të Shtunën për të parë karikaturat. Në ditët e sotme, fëmijët kanë tablet, iPod dhe më shumë, dhe mund të shijojnë muzikën e tyre të preferuar, filma dhe shfaqje televizive pa pritur shumë gjatë.

Fëmijët supozohen të jenë qendra e jetës së prindërve të tyre dhe ata duhet t’i mësojnë fëmijët se të gjithë duhet të trajtohen me kujdes dhe respekt./21Media